Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Fenomeni Ronaldo kritikon Ancelottin dhe Viniciusin

ancelotti

Fenomeni Ronaldo ishte ndër të parët që kritikoi përzgjedhësin e Brazilit, Carlo Ancelotti pas eliminimit nga Kupa e Botës.

“Duhet të jem i sinqertë. Mendoj se kjo rënie fillon me vendimet nga stoli. Carlo Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në histori, por bëri gabime”, ka thënë Ronaldo.

Legjenda braziliane nuk e kuptoi pse Joao Pedro u la jashtë ekipit ose pse Endrick, “një lojtar që gjithmonë sillte energji”, e kaloi pjesën më të madhe në stol.

Edhe Viniciues Junior nuk i ka shpëtuar kritikave të fenomenit.

“Ai duhet të marrë përgjegjësi. Ne të gjithë e dimë sa i talentuar është, por nuk ka luajtur mirë në Kupën e Botës”, është shprehur Ronaldo.