Mesfushori i Inter Miamit, Rodrigo De Paul, ka reaguar ndaj pretendimeve për favorizim të Argjentinës gjatë Botërorit, duke thënë se sukseset e skuadrës janë rezultat i punës dhe përkushtimit të lojtarëve.
Mesfushori argjentinas ka theksuar se këto akuza nuk kanë bazë dhe se rezultatet e ekipit janë fryt i sakrificës dhe angazhimit të grupit.
Sipas De Paulit, për disa njerëz është e vështirë ta pranojnë suksesin e Argjentinës. Por ai insistoi se triumfet e skuadrës janë arritur në fushë, përmes paraqitjes dhe karakterit të ekipit.
“Dhimbja më e madhe është sepse nuk arritëm ta sillnim edhe një herë Kupën e Botës në vendin tonë. Sot shoh sa shumë njerëz prisnin këtë rënie, duke përhapur gjatë gjithë Kupës së Botës teori të pabazuara, ndoshta për të lehtësuar dhimbjen e atyre që nuk mundën ta përjetonin atë që po e jetonim të gjithë ne argjentinasit. Sepse buzëqeshjet tona i bezdisin, sepse mënyra jonë e të qenit i shqetëson. Por kjo vetëm sa e ka forcuar bindjen se pasioni dhe dashuria për fanellën tonë mund të mposhtin gjithçka”, ka thënë De Paul, shkruan të martën “Goal”.
De Paul me Argjentinën u mposhtën nga Spanja në finalen e Botërorit.