Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

De la Fuente i del në mbrojtje Yamalit

Lamine Yamal

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, e ka pranuar se forma fizike e Lamine Yamalit ende nuk është më e mira dhe për këtë nuk ka shfaqur shumë në Botëror. 

Sulmuesi i Barcelonës e ka vetëm një gol në Kupë të Botës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai pati disa tentime në fitoren bindëse 3:0 të Spanjës ndaj Austrisë, në 1/16 e finales së Kupës së Botës. 

Por, De la Fuente ka theksuar se ndikimi i Yamalit do të vërehet më vonë. 

“Ai mezi pret ta demonstrojë identitetin e tij futbollistik. Ai është duke e bërë këtë, por ka shumë për të ofruar. Ai është i qetë dhe i motivuar sepse i sheh të tjerët që bëjnë lojë të madhe, ndërsa forma e tij më e mirë ende nuk ka ardhur. Por, do të vijë shpejtë”, ka theksuar përzgjedhësi i spanjollëve. 

Spanja do të përballet me Portugalinë në raundin tjetër të fazës nokaut.