Shiu i rrëmbyeshëm dhe një stuhi e afërt shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes së Kupës së Botës mes Francës dhe Irakut. Ndeshja filloi në ora 23:00, sipas kohës në Kosovë, ndërsa pjesa e dytë është shtyrë mbi një orë dhe nuk ka nisur ende. Pjesa e parë përfundoi në kohë.
Mijëra tifozë janë detyruar të kërkojnë strehim, ndërsa kjo është ndeshja e parë e ndërprerë në këtë Botëror.
Franca po udhëheq 1:0, kurse mesazhe iu drejtuan tifozëve që të strehoheshin në zonat e mbuluara të stadiumit, duke paralajmëruar se një stuhi e fortë ishte në rrugë e sipër.
Shiu i rrëmbyeshëm vazhdoi, ndërsa tifozët u larguan nga ulëset përreth fushës.
Fillimisht pritej që ndeshja të shtyhej vetëm 15 minuta. Por kaluan disa herë nga 15 minuta dhe ndeshja nuk ka nisur ende. Zyrtarët e stadiumit njoftuan se “ndeshja do të rifillojë kur të konsiderohet e sigurt”.
Një rregull i FIFA-s kërkon që ndeshjet të ndalen dhe zonat e ulëseve të evakuohen për 30 minuta, nëse zbulohet rrufe brenda 12,8 kilometrash.
Edhe
Çka kanë bërë Franca dhe Iraku gjatë ndërprerjes dyorëshe të ndeshjes
Shiu i rrëmbyeshëm filloi në minutën e 37-të. Tifozët qëndruan në vendet e tyre derisa iu tha të gjenin strehë gjatë pushimit mes pjesëlojëve.
Vjet ka pasur kritika të shumta për ndërprerjen e ndeshjeve të Kupës së Botës për klube për shkak të kushteve atmosferike.