“Kemi kaluar shumë gjëra sonte”, tha folësi zyrtar i stadiumit gjatë ndërprerjes prej dy orëve të ndeshjes mes Francës dhe Irakut, që ndodhi për shkak të motit.
Ishte natë sfiduese për lojtarët, trajnerët dhe të gjithë 68 mijë e 344 shikuesit brenda stadiumit të Filadelfias.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja filloi në orën 17:00 të hënën, sipas orës lokale, dhe më në fund përfundoi në orën 20:47. Zgjati kaq shumë për shkak të shqetësimeve për sigurinë, për shkak të kushteve të këqija të motit.
Retë e stuhisë po grumbulloheshin kur gjyqtari kanadez Drew Fischer i dha fund pjesës së parë. Pjesa e parë përfundoi sipas planifikimit.
Nisi shiu i rrëmbyeshëm ndërkohë dhe kishte një kërcënim për stuhi në zonë. Kaluan plot dy orë para se të ishte mjaftueshëm sigurt për të nisur pjesa e dytë.
E etur për të kompensuar kohën e humbur, Franca shënoi edhe dy gola të tjerë për fitoren 3:0.
Kylian Mbappe realizoi dy gola në ndeshjen e 100-të ndërkombëtare, ndërsa “trekolorët” arritën në fazën nokaut.
Nuk pati pushim freskimi në pjesën e dytë, ndërsa kishte vetëm dy minuta shtesë në fund.
“Ishte një mbrëmje shumë e gjatë”, tha Mbappe.
“Kaluam shumë kohë duke pritur. Është emocionalisht dhe mendërisht e lodhshme sepse na u desh të qëndronim plotësisht të përqendruar dhe të angazhuar në zhveshtore. Të qëndrosh në zhveshtore për gati dy orë, duke ruajtur përqendrimin, është shumë e vështirë. Kërkon shumë. Lojtarët bënë përpjekje të madhe, ashtu si edhe stafi”.
Pra çka bënë ata gjatë ndërprerjes?
“Kemi luajtur me letra”, bëri shaka selektori i Francës, Didier Deschamps.
“Jo, ne po prisnim. Vazhdimi shtyhej e shtyhej. Në fakt kalova kohë të mirë me lojtarët e mi dhe po argëtohesha. Është çështje sigurie. Nuk mund të luftosh kundër shiut dhe vetëtimave. Nuk më bezdis. Janë rrethana shumë të veçanta dhe shpresoj të mos ndodhin përsëri. Ishte e rëndësishme të mos rrezikohej”.
Ishte ndeshja e 42-të në Kupën e Botës dhe e para që u ndërpre përkohësisht për shkak të motit. FIFA nuk ka fuqi të vendosë rregullat e veta kur bëhet fjalë për mot të keq. Duhet t’iu përmbahet këshillave të autoriteteve lokale.
Në SHBA përdoren rekomandimet e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).
NOAA thotë se nëse zbulohet ndonjë goditje rrufeje brenda 12 kilometrave në afërsi të stadiumit, loja duhet të ndalet. Rrjetet lokale televizive kishin raportuar rreth motit në dy ditët e fundit dhe se si do të ndikonte kjo në ndeshje.
Ishte mot me diell kur nisi ndeshja, por më pas erdhën shirat e rrëmbyeshëm dhe kërcënimet për bubullima dhe vetëtima.
Gjatë pushimit qielli u hap edhe më shumë, ndërsa shikuesve iu tha të kërkonin strehim në hollet e stadiumit.
Me një orë e 40 minuta vonesë lojtarët dolën në fushë. Më pas kishte nevojë që të largohej uji nga fusha.
Kur ndeshja vazhdoi, Iraku bëri gabim të rëndë që kushtoi me gol. Trajneri i Irakut, Graham Arnold, beson se ndërprerja e gjatë mund të ketë ndikuar në gabim.
“U thashë lojtarëve para se të dilnim se ishte çështje se kush aktivizohet më shumë mendërisht. Gjëja zhgënjyese ishte se gabimi na lëndoi”, tha Arnold. Ai shtoi se ndërprerja dyorëshe e bëri të vështirë për lojtarët. “Është hera e parë që e përjetoj si trajner ose si lojtar”, theksoi Arnold, që është nga Australia.
Ai ka treguar se pushimin e tejzgjatur e ka përdorur që bashkë me lojtarët të shohin pamjet e pjesës së parë.
“Ishte më shumë për lojtarët që uleshin, relaksoheshin dhe përgatiteshin për të dalë përsëri në fushë. Ishte përvojë unike për të gjithë ne”.
Jules Kounde i Francës ka theksuar se pjesa e dytë ishte “si një ndeshje e re”.