Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

“Çdo gjë është e mundur”, Kepi i Gjelbër vazhdon ecurinë përrallore

kepi

Pamja e lojtarëve të Kepit të Gjelbër të mbledhur rreth një telefoni celular ndërsa shikonin sekondat e fundit të fitores së Spanjës ndaj Uruguait përpara se të shpërthenin në festime, ishte lloji i momentit që FIFA kishte shpresuar të shihte në Kupën e Botës së zgjeruar. 

Apo edhe gëzimi në tribunat e stadiumit në Houston, ku tifozët e Kepit të Gjelbër brohoritën, kërcyen dhe kënduan kur vendi i vogël ishullor siguroi fazën nokaut të Botërorit në SHBA, Kanada e Meksikë.

Kepi i Gjelbër i ka vetëm 500 mijë banorë, ndërsa në 1/16 e finales së Botërorit do të përballet me kampionen në fuqi, Argjentinën, më 3 korrik në Miami.

Kepi i Gjelbër barazoi pa gola me Arabinë Saudite dhe u rendit i dyti në Grupin H. Trajneri i përfaqësueses afrikane, Bubista, kishte thënë se Kupa e Botës është për të gjitha vendet jo vetëm për “elitën e lojës”.

Historitë e fituesve që ngrenë trofeun janë emocionuese, por njëjtë janë edhe tregimet e ekipeve që luftojnë përtej madhështisë së tyre dhe kapërcejnë vështirësitë për të garuar. Futbollin e bëjnë interesant edhe ekipet e vogla që suksesin e arrijnë me shpirt luftarak.

Edhe Kepi Gjelbër po shkruan një nga kapitujt më mbresëlënës të Kupës së Botës Botërori 2026 Kepi Gjelbër po shkruan një nga kapitujt më mbresëlënës të Kupës së Botës

“Sinqerisht është çmenduri. Ndihem sikur jam në një ëndërr”, tha mesfushori i Kepit të Gjelbër, Deroy Duarte.

“Që kur isha fëmijë, gjithnjë kam ëndërruar të luaj në një Kupë Bote. Të jesh lojtar i ndeshjes dhe të bësh histori është diçka që nuk mund ta kisha imagjinuar kurrë”, ka shtuar ai.

Ka pak gjasa që Kepi i Gjelbër ta kalojë fazën tjetër kundër Lionel Messit dhe argjentinasve të tjerë.

Por lojtarët e përfaqësueses së vogël kanë shkruar historinë që do të mbahet mend gjatë.

“Së pari le të festojmë. Jemi shumë të lumtur. Le të shpresojmë që të gjithë banorët e Kepit të Gjelbër të jenë të lumtur gjithashtu. Nga nesër do të përpiqemi për ndeshjen tjetër. Është kundër Argjentinës, apo jo? Një ndeshje e vështirë, por le të besojmë. Çdo gjë është e mundur”, ka shtuar Duarte.

Kepi i Gjelbër avancoi në fazën nokaut me tri barazime, me paraqitjen e fortë dhe defenzive kundër Spanjës në ndeshjen e parë si më mbresëlënësen deri më tani.

Kjo i siguroi Kepit të Gjelbër tifozë të rinj në gjithë botën. Stadiumi në Houston ishte i mbushur me fanella të kësaj përfaqësueseje në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite.

Edhe Barazimi i Spanjës me Kepin e Gjelbër shfaq anën e bukur të futbollit Botërori 2026 Barazimi i Spanjës me Kepin e Gjelbër shfaq anën e bukur të futbollit