Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Caramelo – supertifozi i Meksikës që paraqitet në Botërorin e 11-të

Caramelo

Tifozë të rinj e të vjetër u rreshtuan jashtë stadiumit për të bërë fotografi me Hector Chavezin dhe “sombreron” e tij të madhe të zezë.

I njohur edhe si Caramelo, Chavez është i njohur në Meksikë sa edhe lojtarët e këtij vendi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se ka parë deri më tani 543 ndeshje të Meksikës në stadiume. Tregon që e ka përcjellë Meksikën në gjithë botën, që kur Botërori u luajt në Meksikë në vitin 1986.

Në Kupën e tij të 11-të të Botës, Chavez është i shoqëruar nga djali i tij 21-vjeçar, i quajtur gjithashtu Hector Chavez dhe i njohur si Caramelo Jr.

Të dy mbajnë kapela të njohura si “sombrero” dhe dallohen lehtë në stadiume.

“Meksika i ka tifozët prej më të mirëve në botë. Udhëtojnë shumë për ndeshje dhe kanë traditë, identitet dhe krenari”, ka thënë 64-vjeçari Chavez për AP.

“Jam shumë me fat që jam këtu, me djalin tim në krah në Kupën e tij të pestë të Botës, për të vazhduar të mbështesim ekipin përfaqësues me gjithçka që kemi”.

Ai është ankuar për çmimet e larta në Botërorin në Meksikë, SHBA dhe Kanada. Ndonëse shumë i famshëm, Caramelo ka edhe kritikë. Ka shumë njerëz që thonë se ai merr shumë vëmendje dhe që pyesin nëse tifozi e promovon veten apo ekipin nacional.