Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Tifozët argjentinas shtyjnë skuadrën për një tjetër triumf

Lionel Scaloni

Kampionia në fuqi e Botës, Argjentina, është duke marrë përkrahje shumë të madhe nga tifozët për ta sjellë në shtëpi një tjetër trofe të çmuar. 

Kështu ka theksuar të premten mbrëma në konferencën për shtyp përzgjedhësi Lionel Scaloni. 

Argjentina të dielën mbrëma luan ndaj Spanjës në finale. 

“I shohim njerëzit tanë se si festojnë, si lumturohen, kjo përcillet te ne dhe është e pamundur që të mos na prekin zemrën”, ka thënë Scaloni. 

Scaloni ka thënë se në finalen e Spanjës do të luajnë pikërisht për tifozët, për shtetin dhe për gjithë familjet argjentinase.

Edhe Scaloni thotë se Argjentina është unike Botërori 2026 2 d. më parë Scaloni thotë se Argjentina është unike

Me këtë është pajtuar edhe portieri Emiliano Martinez. 

“Tifozët janë absolutisht të çmendur, ndryshe nga shtetet tjera. I sheh duke festuar në 2 të mëngjesit në motin e ftohtë të Argjentinës. Ne do ta bëjmë më të mirën për ta fituar edhe një trofe në shtetin tonë”, ka deklaruar Martinez. 

Martinez, hero i Botërorit 2022 në Katar, ka thënë se këtë Kupë të Botës është duke e shijuar më shumë. 

Scaloni është pyetur edhe për paraqitjet e Messit. 

Edhe Çfarë thotë Rodri për Messin? Botërori 2026 1 o. më parë Çfarë thotë Rodri për Messin?

“Të jesh në gjendje të arrish në finale si 39-vjeçar është diçka e jashtëzakonshme. Duhet ta vlerësojmë atë që ai bën. Ai ka bërë diçka që para disa vjetësh është menduar si e pabesueshme. Nuk ka qenë e lehtë që të arrinte në këtë pikë dhe të luante në këtë nivel. Por, shpresoj që të fitojmë. Edhe nëse nuk fitojmë, ai përsëri do të jetë shembull për të gjithë”, ka deklaruar Scaloni. 

Ai është pyetur nëse ky do të jetë Botërori i fundit i Messit. Scaloni ka qeshur dhe ka thënë se këtë nuk e di.