Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Scaloni thotë se Argjentina është unike

Lionel Scaloni Messi

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thënë se ajo që po bëjnë lojtarët e tij në këtë turne është “e pabesueshme”.

Ai ka thënë se Argjentina është unike.

“Është shumë e vështirë t’i bësh njerëzit të kuptojnë se çfarë po tregojnë këta lojtarë. Është e pabesueshme. Ne jemi unikë, me të vërtetë, dhe nuk është arrogancë, është nga zemra. Ne jemi unikë. Këta lojtarë na çuan drejt fitores së ndeshjes, kështu që u jam mirënjohës”, ka thënë Scaloni.

Argjentina mposhti Anglinë në gjysmëfinale me rezultat 2:1 të mërkurën mbrëma. 

Të dielën në finale do të përballet me Spanjën.