Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Brazili favorit i madh ndaj Haitit

Brazil

Foto: Associated Press

Brazili synon ta gjejë shkëlqimin në ndeshjen e dytë të Grupit C kur përballet me Haitin në Philadelphia. Ndeshja luhet në orën 02:30 të shtunën. Brazilianët e udhëhequr nga italiani Carlo Ancelotti, barazuan 1:1 me Marokun në ndeshjen hapëse. 

“Seleçao” e mban rekordin për Botëror të fituar, pesë gjithsej. Brazili nuk kishte fituar as në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Botërorit 2022, pasi ishte mposhtur 1:0 nga Kameruni në vitin 2022 dhe barazoi 1:1 këtë vit me Marokun. 

Tri ndeshje rresht pa fitore në fazën grupore, Brazili i kishte në edicionet e Botërorit 1974 dhe 1978. Haiti në Botëror po merr pjesë për herën e parë që prej vitit 1974, pas 54 vjetësh.