Një pikë në Miami pothuajse do t’ia siguronte Skocisë një vend në fazën nokaut të Kupës së Botës. Por do të jetë e vështirë për t’u arritur kundër Brazilit, bazuar në rezultatet të së kaluarës.
Brazili e nisi me barazim fushatën në Kupën e Botës. Pasi barazoi me Marokun 1:1 në ndeshjen e parë të Grupit C, Brazili mposhti Haitin me rezultat 3:0 në ndeshjen e dytë.
Synon tjetër fitore kundër Skocisë për të mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë.
Skocia nuk e ka fituar asnjë ndeshje kundër Brazilit. Vetëm një herë ka arritur t’i marrë një pikë, ndërsa katër ndeshjet tjera i ka fituar Brazili.
Pesë ditë pasi shënoi fitore 1:0 ndaj Haitit në ndeshjen e parë, Skocia humbi me rezultat të njëjtë kundër Marokut të premten e kaluar.
Edhe
Maroku e mposht Skocinë
Te Skocia ka shpresë për të siguruar kalimin për herë të parë në fazën nokaut.
Brazili është i pari me katër pikë, sa ka edhe Maroku.
Skocia është e treta me tre pikë, kurse Haiti është eliminuar nga Botërori.
Ndeshja Skoci – Brazil luhet në Miami në mesnatën mes të mërkurës dhe enjtes (00:00), sipas kohës në Kosovë.
Në termin të njëjtë luhet edhe dueli tjetër i Grupit C, Maroku – Haiti.
Edhe
Brazili favorit i madh ndaj Haitit
Për Marokun vendi i parë në grup është potencialisht i mundur, nëse fiton me rezultat të thellë kundër Haitit.
Por së pari Maroku duhet të fitojë ndeshjen ndaj Haitit të rënë nga Botërori.