Skocia ka shënuar fitore të pritur, por shumë të rëndësishme ndaj Haitit.
Në Boston, në orët e para të mëngjesit të së dielës, Skocia fitoi 1:0 në kuadër të Grupit C të Botërorit të futbollit.
John McGinn e shënoi golin e fitores së madhe në minutën e 28-të.
Skocia tani është lidere e grupit me tri pikë. Maroku e Brazili barazuan në ndeshjen tjetër.
BBC ka shkruar se Skocia ka pritur për fitore në Botëror plot 13 mijë e 147 ditë. Skocia së fundi ka luajtur në Botëror në vitin 1998, por fitoren e fundit e ka shënuar në vitin 1990.
Haiti po luan në Botëror për herë të dytë. Në vitin 1974 i kishte humbur të gjitha tri ndeshjet.