Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Brazili fiton ndaj Haitit, shkëlqejnë Vinicius e Cunha

Brazil

Brazili e ka fituar ndeshjen e dytë në Grupin C të Botërorit 2026, duke e mposhtur Haitin 3:0.

Skuadra e udhëhequr nga Carlo Ancelotti mori fitoren e parë pas barazimit 1:1 ndaj Marokut në ndeshjen e parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe në këtë ndeshje, për Brazilin protagonist ishte Vinicius Junior me asist e gol. U shpall lojtari i ndeshjes.

Dy gola u shënuan nga sulmuesi Matheus Cunha në minutat e 23-të dhe 36-të. Golin e dytë e asistoi Viniciusi, i cili edhe arriti të shënonte në fund të pjesës së parë për rezultatin përfundimtar 3:0.

Fitorja ndaj Paraguait u zbeh për brazilianët nga lëndimi i Raphinhas, i cili u detyrua të largohej nga loja që në pjesën e parë.

Brazili i prin grupit, pavarësisht se ka pikë të barabarta me Marokun, për shkak të golaverazhit më të mirë. Në grupet e Botërorit, kriteri i parë për renditjen e ekipeve është ndeshjet direkte, por nëse janë baras, kriteri i dytë është golaverazhi.

Skocia e treta ka tri pikë, ndërsa Haiti është eliminuar.

Në xhiron e fundit të grupit, Brazili takohet me Skocinë, ndërsa Maroku me Haitin.