Besfort Zeneli do të ketë mbështetje të fuqishme në Kupën e Botës.
Suedia e nis Botërorin më 15 qershor ndaj Tunizisë, në ndeshjen e Grupit F ku janë edhe Holanda dhe Japonia.
Besforti, vëllai i vogël i Arbër Zenelit, afër do ta ketë babain, Avni Zenelin, i cili ka udhëtuar në Botërorin që po zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Arbëri ka qenë prej lojtarëve më të mirë që ka luajtur te Kosova. Lojtar kualitativ është edhe Besforti, i cili ishte pjesë e U21 të Kosovës, e më pas vendosi ta përfaqësojë Suedinë.
Dhe pas paraqitjeve të mira tek Elfsborgu dhe më pas te Royale Unioni në Belgjikë, Besfort Zeneli mori ftesën për në Botëror.
Edhe
Zeneli: Besoj në grup dhe mund të shkojmë larg
Besforti në 15 ndeshje në Belgjikë i shënoi tri gola dhe dhuroi gjashtë asistime. Forma e tij e mirë e lë me shpresë edhe babain, Avniun, që shpreson në paraqitje të madhe të djalit të tij dhe Suedisë në Botëror.
“Do të shkojë shumë mirë dhe ai është i përkushtuar në ndeshje. Ai asnjëherë nuk lodhet në fushë. Lufton”, ka thënë Avni Zeneli në një intervistë për “Sodran”.
Avniu foli edhe për ftesën e Besfortit nga përzgjedhësi Graham Potter.
“Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë. Është madhështore. Është gjëja më e madhe që ka mundur t’i ndodh në karrierë, ftesa për në Kupën e Botës”.
Edhe
Zeneli thotë se ëndrra e tij ishte të luante për Suedinë në Botëror
Besforti, sipas babait të tij, ka punuar shumë për të ardhur deri këtu ku është tani. Ai edhe ka dhënë parashikimin se Besforti me Suedinë do të luajë në finale të Botërorit 2026.
“I kam thënë gruas time dhe familjes se Suedia do të luajë në finale ndaj Portugalisë. Ndoshta nuk do të ndodh, por është mendimi im dhe e kam ndjesinë se kjo do të jetë finalja”, ka deklaruar Avni Zeneli.