Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zenelit i vjen keq që Kosova s’është në Botëror

zeneli

Mesfushori Besfort Zeneli është i lumtur që do të paraqitet me Suedinë në Kupën e Botës 2026. Por Zenelit i vjen keq që Kosova nuk është në Botërorin që nis më 11 qershor.

Kosova humbi mundësinë për t’u kualifikuar në Botëror. Në finale të plejofit kualifikues humbi nga Turqia në Prishtinë me rezultat 1:0. Zeneli më herët luajti për Kosovën U21. Për Kosovën ka luajtur edhe vëllai i tij i madh, Arbër Zeneli. Arbëri ka qenë ndër më të mirët te Kosova. Por stagnoi në karrierë pas një lëndimi të rëndë të pësuar vite më parë gjatë ndeshjes së Kosovës kundër Malit të Zi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi folur pak për këtë (Arbërin v.j.), prindërit e kanë lindur dhe janë rritur atje dhe kemi lidhje të fortë me Kosovën. Sigurisht se ishte e trishtueshme që Kosova humbi në ndeshjen finale. Por, jam i lumtur që unë dhe Suedia arritëm në Kupën e Botës dhe kjo ishte gjëja e rëndësishme në fund”, ka thënë Zeneli të enjten për mediumin suedez “TV4” pas stërvitjes.

Suedia i ka nisur përgatitjet për Kupën e Botës.

Suedia siguroi Botërorin përmes plejofit, pasi në kualifikimet e rregullta përfundoi e fundit në grup me Kosovën, Zvicrën dhe Slloveninë.