Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zeneli shkëlqen para udhëtimit në Botëror

Besfort Zeneli

Besfort Zeneli ka shkëlqyer në kampionatin elitar të Belgjikës me Royale Unionin para udhëtimit në Kupën e Botës 2026 me Suedinë. 

Zeneli 23-vjeçar që luan si mesfushor, i regjistroi tri asistime të dielën, në fitoren e thellë 5:1 të skuadrës së tij ndaj Anderlechtit. Ndeshja i takoi xhiros së 40-të, të fundit për këtë edicion. 

Zeneli e kompletoi ndeshjen në mesfushë, ndërsa asistoi në dy golat e parë për 2:0, dhe në golin për 5:0 në minutën e 59-të. 

Para Botërorit, Zeneli me Suedinë zhvillon dy miqësore. Më 1 qershor luan ndaj Norvegjisë, ndërsa më 4 qershor ndaj Greqisë. 

Suedia në Botëror është në Grupin F me Holandën, Tunizinë dhe Japoninë. 

Edhe Zeneli shënon gol në Kupë të Belgjikës Futboll Zeneli shënon gol në Kupë të Belgjikës

Zeneli si futbollist është rritur dhe zhvilluar tek Elfsborgu, ndërsa në janar të këtij viti, iu bashkua Royale Unionit në Belgjikë. 

Ai i ka gjashtë paraqitje me Kosovën U21. Më pas vendosi ta vazhdojë karrierën te Suedia në nivelin e të rriturve.