Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Anglia me test të vështirë ndaj Meksikës

Anglia

Foto: Associated Press

Anglia udhëton drejt kryeqytetit meksikan për t’u përballur me bashkorganizatoren e Kupës së Botës, Meksikën.

“Tre Luanët” do të kenë punë të vështirë në rrugën për ta siguruar çerekfinalen e Botërorit.

Anglia të hënën nga ora 2 e mëngjesit me kohën në Kosovë, përballet me Meksikën në kuadër të 1/8 së finales.

Meksika ka avantazhin e fushës dhe mbështetjen e madhe të tifozëve, të cilat e bëjnë shumë të fortë në shtëpi.

Meksika i ka fituar të katër ndeshjet e deritashme në Kupë e Botës pa pranuar ende gol.

Meksika në kuadër të 1/16 së finales e eliminoi Ekuadorin duke e mposhtur me rezultatin 2:0.

Edhe Anglia në çerekfinale pas fitores së vështirë ndaj Meksikës Botërori 2026 Anglia në çerekfinale pas fitores së vështirë ndaj Meksikës

Anglia hasi në vështirësi duke fituar ndaj Kongos me rezultatin 2:1.

Anglia ka fituar katër ndeshjet e fundit ndaj Meksikës, një në Kupë të Botës në vitin 1966 dhe tri të tjera në miqësore.