Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Dështon përpjekja e meksikanëve për të lënë pa gjumë lojtarët e Anglisë

Policia

Tifozët e Meksikës ndezën fishekzjarrë dhe u shfaqën me instrumente muzikore në një përpjekje të pasuksesshme për të penguar përgatitjet e Anglisë para ndeshjes në Kupën e Botës.

Meksika e Anglia përballen në 2:00 të mëngjesit të hënën, sipas kohës në Kosovë, në 1/8 e finales së Botërorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Planet e anglezëve për të qëndruar të qetë në natën para ndeshjes u rrezikuan kur u mësua hoteli se ku do të qëndrojnë “Tre Luanët”.

Pamjet e publikuara kanë shfaqur tifozë të Meksikës që po përpiqeshin të mbanin zgjuar yjet anglezë. Por policia e rrethoi hotelin, ndërsa detyroi tifozët e zhurmshëm të largohen. Ekipi i sigurisë i Anglisë ngul këmbë se përpjekjet për të lënë pa gjumë lojtarët kishin fare pak apo aspak ndikim.

Rreth mesnatës në afërsi të hotelit kishte më shumë gazetarë e policë se tifozë.

Tifozët janë larguar rreth 400 metra nga hoteli.