Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Anglezët shkelën protokollin në ceremoninë e medaljeve

Anglia

Anglia e fitoi 6:4 ndeshjen për vend të tretë.

Por tifozët u prekën nga veprimi që bënë lojtarët anglezë gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve të bronzta.

Lojtarët e Anglisë ftuan Jason Steelen të pranojë medaljen.

Steele është portier 35-vjeçar i Brightonit, i cili ishte pjesë e kampit të Anglisë si portier shtesë për stërvitje. Ai nuk ishte i regjistruar dhe si rezultat FIFA nuk parashikoi medalje bronzi për të.
Megjithatë, yjet e Anglisë nuk e lanë shokun e tyre të skuadrës të largohej duarbosh nga Botërori.
Jude Bellingham, Morgan Rogers dhe Dean Henderson bënë një veprim që u pëlqeu të gjithëve.
Duke injoruar protokollin zyrtar të FIFA-s, ata ftuan Steelen në podium dhe u siguruan që ai të merrte medalje.

Portier i Brightonit shpërtheu në lot. Ishin lot gëzimi.