Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Woltemade barazon rekordin e Baggios

dd

Në barazimin 2:2 të Juventusit ndaj Rennesit në Ligën e Evropës, sulmuesi Nick Woltemade ka barazuar një rekord të legjendës italiane të futbollit, Roberto Baggio.

Woltemade shënoi nga penalltia ndërsa e përgatiti golin e realizuar nga Zeki Çelik. 

Ai tani ka gola të shënuar në tri ndeshjet e para evropiane për Juventusin. Këtë sukses më herët e kishte arritur edhe Baggio në vitin 1990. 

Sulmuesi gjerman tani ka tri gola e një asistim qëkur iu bashkua “zonjës së vjetër” nga Newcastle në formë huazimi.