18:51 - Pas Rusisë, Uruguai është bërë ekipi i radhës që ka kaluar fazën e grupeve në Kampionatin Botëror.
Me dy fitore minimale, Uruguai tashmë ka arritur në gjashtë pikë dhe ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e 1/8 së finales.
Pas triumfit ndaj Egjiptit, Uruguai ka fituar ndaj Arabisë Saudite 1 me 0 me golin e Luis Suarezit në minutën e 23-të.
Pas dy ndeshjeve në Grupin A, Rusia dhe Uruguai kanë nga gjashtë pikë, ndërsa në dy pozitat e fundit Egjipti e Arabia Saudite janë pa pikë. Ndeshja e fundit mes Rusisë dhe Uruguait vendos për fituesin e grupit.
1 me 0 është rezultati përfundimtar i pjesë së parë në përballjen Uruguai – Arabia Saudite në grupin A.
Edhe
Tjetër barazim në Kupën e Botës
Suarez kalon Uruguain në epërsi ndaj Arabisë
Luis Suarez ka kaluar Uruguain në epërsi në përballje me Arabinë Saudite.
Sulmuesi i Barçës shënoi në minutën e 23-të për 1 me 0.
Ai realizoi pas asistimit nga Sanchez.
Uruguai po fiton 1 me 0.
Edhe
Arabët e kërkojnë rastin ndaj Uruguait
#Rusia2018
— ?Gus Rey de Copas???? (@gus12copas) June 20, 2018
Goooooool de Luis Suárez ??#URU ?️ #KSA pic.twitter.com/vy4sc8SNe2