Zyrtarët izraelitë kanë sekuestruar në jug të Izraelit të martën një kamerë dhe pajisje transmetimi që i takojnë “The Associated Press”, duke e akuzuar mediumin se po e shkel ligjin e ri të mediave me ofrimin e pamjeve për “Al Jazeeran”, ka njoftuar “The Associated Press”.
Kanali satelitor i Katarit është një nga mijëra konsumatorë të “AP”, dhe pranon video direkte nga “AP” dhe mediumet tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Associated Press dënon në mënyrën më të fuqishme veprimet e qeverisë izraelite për ta ndaluar transmetimin tonë drejtpërdrejtë që tregon një pamje në Gaza dhe po ashtu sekuestrimin e pajisjeve tona”, ka thënë Lauren Easton, nënkryetare për komunikim në “AP”. “Mbyllja nuk bazohet në përmbajtjen e transmetimit, por në një përdorim abuziv të ligjit të ri për transmetues të huaj që e ka miratuar qeveria izraelite. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve izraelite që t’i kthejnë pajisjet tona dhe të mundësojnë menjëherë rivendosjen e transmetimit tonë të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të ofrojmë këtë gazetari të rëndësishme vizuale për mijëra media në mbarë botën”.