Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zvicra arreston të dyshuarin për sulmin që la të vdekur një 22-vjeçare

Zvicer

Foto: Associated Press

Një shtetas zviceran 43-vjeçar është arrestuar të hënën, pas një sulmi me armë zjarri gjatë fundjavës në një festë në Zvicrën veriore, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën pesë të tjerë, ka njoftuar policia.

I dyshuari është ndaluar pak para orës 01:00 të mëngjesit, ka bërë të ditur policia e kantonit Aargau.

Hetuesit janë ende duke përcaktuar motivin e mundshëm dhe besojnë se të shtënat u kryen nga një autor i vetëm.

Ngjarja ka ndodhur të dielën herët në Aarau, kryeqendrën rajonale. Një grua 22-vjeçare ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa katër burra dhe një grua, të moshës 24 deri në 27 vjeç, janë shtruar në spital me lëndime që varionin nga të lehta në të rënda.

Policia ka deklaruar se të gjitha viktimat janë banorë të Zvicrës. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë të dielën se gruaja e vrarë dhe dy viktima të tjera ishin shtetas italianë.

Policia e Aargau-t ka njoftuar se planifikon të mbajë një konferencë për shtyp të mërkurën dhe nuk do të japë informacione të tjera deri atëherë.

Edhe Një i vdekur e disa të plagosur nga të shtënat në Zvicër Botë Një i vdekur e disa të plagosur nga të shtënat në Zvicër

Të shtënat në vende publike janë të rralla në këtë vend alpin, pavarësisht zotërimit relativisht të përhapur të armëve të zjarrit.

Festa me muzikë elektronike që po mbahej në një hipodrom në periferi të Aarau-t, po përfundonte në momentin kur ndodhën të shtënat.