Support TIME. Preserve the truth.
World

Switzerland arrests suspect in attack that left 22-year-old woman dead

Switzerland

Photo: Associated Press

Policia zvicerane ka njoftuar të hënën se ka arrestuar një të dyshuar 43-vjeçar në lidhje me një sulm fatal me të shtëna gjatë një feste në qytetin e Aarau-t, të zhvilluar gjatë fundjavës.

Nga sulmi ka mbetur e vdekur një 22-vjeçare me kombësi italiane. 

"Aktualisht po zhvillohen hetime për rrethanat e sakta të incidentit, si dhe për sfondin dhe motivin e mundshëm të tij. Në këtë fazë, supozohet se i përfshirë ka qenë vetëm një autor”, thuhet në deklaratën e policisë së kantonit të Aargau-t.

Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit të kryer në orët e para të së dielës në Aarau.