Një zjarr në një minierë ari në Perunë jugore ka lënë të vdekur disa njerëz, kanë raportuar mediat lokale. Autoritetet lokale dhe policia kanë mbërritur pranë vendit të minierës në rajonin e Arequipas. Zyra e Prokurorit Publik, në një deklaratë, ka theksuar se zjarri ka ndodhur brenda minierës në distriktin Yanaquihua.
Largimi i kufomave do të bëhej me praninë e efektivëve të specializuar të policisë, inspektimit penal dhe një fizikani, të cilët po udhëtonin drejt zonës nga Arequipa.
Nga informacionet paraprake nga Policia Kombëtare në zonë bëjnë me dije se kanë humbur jetën 27 persona; megjithatë, numri zyrtar do të dihet në momentin e largimit të trupave, thuhet në një deklaratë nga Prokuroria Publike e Qarkut të Arequipas.
Prokuroria Publike po heton për shkaqet e ngjarjes.