Shembja e një miniere ari, e cila ishte hapur në mënyrë të paligjshme në Venezuelën qendrore ka lënë të vdekur të paktën 14 njerëz dhe të lënduar disa të tjerë, kanë bërë të ditur autoritetet shtetërore të mërkurën, pasi disa zyrtarë të tjerë raportuan se një numër i papërcaktuar njerëzish mund të kenë mbetur të bllokuar.
Guvernatori i shtetit të Bolivarit, Angel Marcano, u ka thënë gazetarëve se 14 trupa ishin hequr deri më tani dhe se dihet për të paktën 11 persona të lënduar, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne vazhdojmë të kryejmë punën e shpëtimit”, ka thënë ai, derisa të afërmit kanë kërkuar përpjekje të shpejta shpëtimi.
Aksidenti ndodhi në komunën e Angosturës të martën, kur një mur u shemb në minierën e njohur si Bulla Loca, e cila mund të arrihet vetëm me një udhëtim me varkë prej disa orësh.