Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 12 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Venezuelë

Shembja në një minierë në Venezuelën lindore ka lënë deri më tani 12 të vdekur, kanë konfirmuar autoritetet.

Autoriteti i Sigurisë Qytetare të shtetit Bolívar konfirmoi se trupat ishin gjetur.

Është bërë e ditur se trupat janë në proces identifikimi për t’u dërguar fillimisht në spital dhe pastaj për t’ua dorëzuar familjeve të tyre.

Fatkeqësia ka ndodhur si shkak i reshjeve të mëdha.

Punëtorët artizanalë në minierën Talavera “vdiqën për shkak të dështimit të frymëmarrjes”, u bë e ditur nga autoritetet.