Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë ka shkuar në 920, ndërsa 3.360 persona janë lënduar, si dhe besohet se qindra të tjerë janë ende të bllokuar nën rrënoja, ka raportuar BBC.
Ekipet e shpëtimit dhe ndihmat nga jashtë kanë filluar të mbërrijnë të premten, gati dy ditë pasi tërmetet e dyfishta shkatërruese rrafshuan zonat brenda dhe përreth kryeqytetit Karakas.
Numri i viktimave pritet të rritet, pari mijëra persona janë raportuar të zhdukur. Në një faqe interneti e krijuar për të marrë informata për njerëz ende të pagjetur deri të premten në mëngjes janë listuar 50 mijë persona.
Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që goditën të mërkurën në mbrëmje ishin ndër më të fuqishmit në Venezuelë në më shumë se një shekull dhe u ndjenë në të gjithë rajonin.
-
Shkon në 1430 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë
-
Arrin në 589 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë
-
Venezuela vazhdon përpjekjet për nxjerrjen e njerëzve të ngecur nën rrënoja
-
Të paktën 188 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
-
Shkon në të paktën 164 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë