Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr në një klub nate në Spanjë, të paktën gjashtë të vdekur

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur pasi zjarri përfshiu një klub nate në qytetin juglindor të Spanjës, Murcia, raporton BBC.

Zjarri shpërtheu në “Teatre” rreth orës 6 të mëngjesit.

Autoritetet spanjolle thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet.

Shërbimet e Emergjencës janë duke kërkuar ende për persona që raportohen të zhdukur.

Katër persona po trajtohen në spital.

Nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar zjarrin.

Edhe Spanja përballë një prej zjarreve më vdekjeprurëse Botë Spanja përballë një prej zjarreve më vdekjeprurëse