Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot në rajonin e Katalonisë, në sondazhet e para që dalin, tregojnë se partitë që mbështesin pavarësinë mund të fitojnë shumicën e vendeve në Parlamentin katalonas.
Në sondazhin e publikuar nga revista Vanguardia, del se partitë e krahut të pavarësisë mund të fitojnë mes 67 dhe 71 vendeve në Parlamentin që ka 135 anëtarë.
Në këto zgjedhje ishte një pjesëmarrje mjaft e madhe, deri në orën 17:00 kanë votuar 69.54 përqind e votuesve me të drejtë vote, ndërsa në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2015, në të njëjtën kohë kishin votuar 63.12 përqind e elektorati.