Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ka thënë se Nicolas Maduro mbetet i vetmi president i Venezuelës.
Deklaratën e dha në një paraqitje televizive, pas arrestimit të Maduros nga forcat amerikane gjatë natës.
Deklarata e saj vjen vetëm pak pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh se ajo është betuar si lidere e re e shtetit. E Trumpi po ashtu ka thënë se ajo është dakorduar të bashkëpunojë me SHBA-në “sepse nuk kishte opsion tjetër”.
Rodriguez në paraqitjen televizive ishte me kryeparlamentarin Jorge Rodriguez, të cilin e ka vëlla, si dhe me ministrat e brendshëm e të mbrojtjes.
Rodriguez ka bërë thirrje për unitet dhe mbrojtje të shtetit pas “kidnapimit” të Maduros dhe ka thënë se Venezuela nuk do të jetë koloni e askujt.
SHBA-ja godet Venezuelën dhe kap Maduron
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është arrestuar dhe nxjerrë nga Venezuela në një aksion në shkallë...-
Mbështetje për Maduron në Kuvendin Kombëtar të Venezuelës
-
Liderja e re e Venezuelës i bën thirrje Trumpit për paqe dhe dialog
-
Trumpi paralajmëron presidenten e përkohshme të Venezuelës
-
Maduro u arrestua, por aleatët e tij kryesorë mbeten në pushtet në Venezuelë
-
Ish-presidenti i Venezuelës del sot para gjykatës në New York