Në një mbledhje të Kuvendit Kombëtar në Karakas, Delcy Rodriguez është betuar zyrtarisht si presidente e përkohshme e Venezuelës.
Gjatë seancës, deputetët janë parë duke brohoritur “Vamos Nico” (Forca Nico) në shenjë mbështetjeje për Nicolas Maduron, raportoi agjencia e lajmeve AFP.
Kuvendi i ka dhënë gjithashtu një duartrokitje në këmbë vendit bosh të bashkëshortes së Maduros, Cilia Flores, pasi ajo u përmend gjatë seancës.
Deputetëve iu drejtua edhe djali i Maduros, i cili shprehu mbështetjen e tij, duke deklaruar se ata “do të kthehen” në Venezuelë. Ai i ofroi gjithashtu Delcy Rodríguezit “mbështetje të pakushtëzuar”.
“Llogaritni tek unë. Llogaritni te familja ime,” u shpreh ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbështetësit e Maduros në protestë pas betimit të udhëheqëses së re të Venezuelës
-
Zëvendëspresidentja me deklarata ndryshe prej Trumpit: Maduro është presidenti i vetëm i Venezuelës
-
Gjykimi ndaj Maduros do të nisë në qershor
-
Ish-presidenti i Venezuelës del sot para gjykatës në New York
-
Trumpi lë në hije opozitën e Venezuelës dhe mban në pushtet partinë e Maduros