Mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, dolën në rrugët e Karakasit të hënën, ndërsa Delcy Rodriguez u betua zyrtarisht si udhëheqëse e përkohshme e vendit.
Qindra protestues u panë duke valvitur flamurin e Venezuelës dhe duke mbajtur pankarta në mbështetje të Maduros, i cili më parë kishte paraqitur deklaratë të pafajësisë në një gjykatë në New York, pasi u kap të shtunën në një operacion ushtarak të SHBA-së.
Qeveria venezueliane organizon rregullisht demonstrata për të treguar mbështetjen popullore për veprimet e saj. Në gusht, qindra protestuan në Karakas pasi SHBA-ja rriti shpërblimin për kapjen e Maduros në 50 milionë dollarë; ndër të pranishmit ishte edhe Rodriguez, së bashku me figura të njohura të lëvizjes socialiste chaviste.
Në të kaluarën, kur lëvizja demokratike e opozitës venezueliane organizonte protesta, qeveria shpesh përgjigjej me kundërprotesta, duke krijuar një lloj “lojë tërheqjeje litarësh” në rrugët e Karakasit.
-
Forca të shumta të sigurisë patrullojnë rrugët e kryeqytetit të Venezuelës
-
Mbështetje për Maduron në Kuvendin Kombëtar të Venezuelës
-
Udhëheqësja e opozitës, Maria Corina Machado, kthehet në Venezuelë pas muajsh mërgimi
-
Gjykimi ndaj Maduros do të nisë në qershor
-
Maduro është larguar, por problemet e shumta të Venezuelës jo