Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të shtunën se ka pasur një “bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore” me presidentin amerikan, Donald Trump – fillimisht në mënyrë private dhe më pas bashkë me liderët evropianë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social X, Zelensky ka bërë të ditur se ai dhe presidenti amerikan kanë folur rreth një orë vetëm për vetëm, ka raportuar BBC.
Ukrainasit ishin thellësisht të pakënaqur që u lanë jashtë samitit të Alaskës, dhe Zelensky ka theksuar në deklaratën e tij se që të tre liderët (ai, Putini e Trumpi) duhet të jenë të pranishëm në rundin tjetër të bisedimeve.
Ai ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë që liderët evropianë të jenë të përfshirë “në çdo fazë, për të siguruar garanci të besueshme sigurie së bashku me SHBA-në”.
Për shumë ukrainas, prania e liderëve evropianë shihet si mburojë kundër mundësisë që Trumpi të ndikohet nga presidenti rus, Vladimir Putini.
Zelensky do të takohet me Trumpin të hënën (18 gusht) në Washington.
Zelensky e Trumpi takohen të hënën në Washington
Zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se ai dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë...-
Çka u tha e çka nuk u tha nga takimi Trump-Putin
-
Evropianët dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin
-
Biseda 40-minutëshe e Trumpit me Putinin, mes takimit me Zelenskyn dhe evropianët
-
Përparohet drejt takimit Zelensky-Putin, Evropa mirëpret garancinë e Trumpit
-
Zelensky e Trumpi takohen të hënën në Washington