Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për rrezikun e një lufte botërore nëse Kina e mbështet Rusinë në Ukrainë.
Zelensky në një intervistë për “Corriere della Sera” ka thënë se ka apeluar te lidershipi kinez nëpërmjet kanaleve direkte që të mos i ofrojë përkrahje Rusisë në luftë.
“Shpresa ime është që Pekini do ta mbajë qasjen pragmatike, përndryshe rrezikoni një Luftë të Tretë Botërore, mendoj se të gjithë janë të vëmendshëm për këtë”, ka thënë Zelensky.
Zelensky ka thënë se marrëdhëniet e Ukrainës me Kinën gjithmonë kanë qenë shumë të mira.
Të dielën Sekretarin i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, në një intervistë për “CBS”, tha se Washingtoni ësahtë i shqetësuar që Kina po mendon t’i ofrojë përkrahje me armë Rusisë për luftën në Ukrainë.
-
Zelensky zotohet të vazhdojë luftën nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Zelensky: Paqja e qëndrueshme duhet të arrihet, jo thjesht ndërprerja e luftimeve
-
Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake
-
Zelensky vlerëson deklaratën e udhëheqësve evropianë për Ukrainën
-
Kremlini mohon përfshirjen e Kinës në luftën në Ukrainë