Në një fjalim televiziv mëngjesin e së enjtes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka përsëritur paralajmërimin e tij se situata në Ukrainë do të shkaktojë një krizë globale ushqimore, shkruan The Guardian.
Me Ukrainën që po e ka të pamundur eksportimin e sasive të mëdha të grurit, misrit, vajit dhe produkteve të tjera, Zelensky ka thënë se kishin luajtur një rol stabilizues në tregun global, porse bota është në prag të një krize të tmerrshme ushqimore.
“Kjo do të thotë se, për fat të keq, mund të ketë mungesë fizike të produkteve në dhjetëra vende të botës. Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse bllokada ruse e Detit të Zi vazhdon”, shtoi ai.
Duke fajësuar Rusinë për bllokadën, Zelenskiy u shpreh se “ndërsa ne po kërkojmë mënyra për të mbrojtur lirinë, një person tjetër po e shkatërron atë. Një person tjetër vazhdon të shantazhojë botën me uri”.
-
Rreziku global për ushqim
-
Qindra miliona njerëz rrezikohen nga bllokimi rus i grurit
-
Zelensky thërret liderët e Polonisë në kufi për ta zgjidhur çështjen e grurit
-
Zelensky: Mungesa e ndihmës për Ukrainën nënkupton krizë për Evropën
-
Zelensky thotë se thirrja e Papës për marrëveshjen e grurit është e rëndësishme