Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Mbi 21.000 mercenarë të Wagnerit janë vrarë në Ukrainë, 80.000 janë lënduar

Së paku 21.000 mercenarë të Wagnerit janë vrarë në luftën në Ukrainë, sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Lideri ukrainas ka thënë se Wagneri ka pasur humbje enorme të ushtarëve në lindje të Ukrainës.

“Trupat tona kanë vrarë 21.000 ushtarë në lindje të Ukrainës”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se 80.000 të tjerë janë lënduar, shkruan CNN.

Këto deklarata Zelensky i ka bërë gjatë një konference për shtyp me mediat spanjolle që përkon me një vizitë në Kiev të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.

Ky është udhëtimi i tretë i Sanchezit në Ukrainë. Kjo vjen pasi Spanja merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe pas lajmeve se drejtori i CIA-s, William Burns, gjithashtu kohët e fundit udhëtoi në Ukrainë për t'u takuar me Zelenskyn dhe zyrtarë të inteligjencës ukrainase.

Pretendimet e Zelenskyt kanë ardhur një javë pasi Wagneri shpalli rebelim kundër Moskës.

Edhe Zeleneksy: Numri i ushtarëve urkrainas të vdekur në fushëbetejë është 55,000 Botë Zeleneksy: Numri i ushtarëve urkrainas të vdekur në fushëbetejë është 55,000

Në fjalimin e tij të shtunën, Zelensky tha se rebelimi i Prigozhinit kishte “ndikuar shumë fuqinë ruse në fushën e betejës” dhe mund të ishte i dobishëm për kundërsulmin e Ukrainës.

“Ne duhet të përfitojmë nga kjo situatë për të larguar armikun nga toka jonë”, tha Zelensky.

“Ata po e humbin luftën. Ata nuk kanë më fitore në fushën e betejës në Ukrainë, dhe kështu ata kanë filluar të kërkojnë dikë për të fajësuar, "tha ai.