Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ndihma ushtarake që ka marrë nga SHBA-ja dhe shtetet tjera ka ndihmuar të forcohet ushtria e shtetit të tij, dhe po ashtu ka bërë të mundur që të mposhten forcat pushtuese ruse. Me këtë është demonstruar se fqinji i saj më i madh nuk është i pathyeshëm, raporton agjencia AP.
Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve që të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, duke thënë se masat e tilla do të ndihmojnë që të zvogëlohet përkrahja publike për luftën e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.
Zelensky ka folur në një videolidhje në kuadër të një ngjarje të organizuar nga Clinton Foundation ku nikoqir ishte ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton.
Zelensky i ka bërë thirrje SHBA-së që ta shpallë Rusinë shtet terrorist, për pushtimin e Ukrainës dhe mizoritë që kreu ushtria ruse në Ukrainë.
Ai ka thënë se një deklarim i tillë do të inkurajojë edhe aleatët tjerë të bëjnë të njëjtën gjë, dhe do kjo do ta vë Putinin në presion që t’i tërheqë forcat nga Ukraina.
-
Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin
-
Zelensky: Paqja e qëndrueshme duhet të arrihet, jo thjesht ndërprerja e luftimeve
-
Zelensky thotë se aleatët e Ukrainës duhet ta detyrojnë Rusinë të bëjë paqe
-
Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake
-
Zelensky vlerëson deklaratën e udhëheqësve evropianë për Ukrainën