Zëdhënësi palesatinez, Nabil Abu Rdainah, ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, se ai synon lëvizjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Izrael në qytetin Jerusalem, megjithë vërejtjet në rritje në gjithë Lindjen e Mesme, kundër një veprimi të tillë.
Zëdhënësi Rdainah tha sot se lideri palestinez, Mahmud Abbas, “ka tërhequr vërejtjen për pasojat e rrezikshme që një vendim i tillë do t’i ketë për procesin e paqes, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në gjithë botën”.
Në deklaratë nuk theksohet se nëse Trump, i cili i ka thirrë liderët e Lindjes së Mesme për këtë çështje, e ka specifikuar kohën e një lëvizjeje të tillë.
Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar thirrjen me Abbasin, pa dhënë detaje të tjera.
Dje Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se shpallja për vendimin për lëvizjen e ambasadës në Jerusalem do të bëhet gjatë “ditëve të ardhshme”.
-
Abbas: Nuk e duam SHBA-në ndërmjetësuese në konfliktin izraelito-palestinez
-
Papa Françesku kërkon mosndryshimin e statusit të Jerusalemit
-
Trump njofton Jordaninë për transferimin e Ambasadës në Jerusalem
-
Ambasada amerikane mbetet në Tel-Aviv
-
Trump i shqyrton efektet e lëvizjes së Ambasadës në Jerusalem