Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump njofton Jordaninë për transferimin e Ambasadës në Jerusalem

Presidenti amerikan, Donald Trump i bëri të ditur sot mbretit Abdallah II të Jordanisë, qëllimin e tij për të transferuar nga Tel-Avivi në Jerusalem ambasadën e SHBA-ve në Izrael, njoftoi pallati mbretëror.

Në një komunikatë, pallati mbretëror theksoi se presidenti Trump i telefonoi sovranit jordanez, vendi i të cili është mbrojtës i lidhjeve të shëndetshme myslimane të Jerusalemit dhe e ka informuar për qëllimin e tij për të avancuar me projektin për transferimin e ambasadës amerikane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë bisedës së tyre, mbreti jordanez paralajmëroi Trumpin kundër pasojave të rrezikshme të një qasjeje të tillë, përveç një zgjidhjeje globale që do të mundësonte krijimin e një shteti palestinez të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Sipas Autoritetit Palestinez, Trump zhvilloi sot një bisedë telefonike edhe me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe ky i fundit e paralajmëroi presidentin amerikan për rrezikun e këtij vendimi që do të pengonte procesin e paqes izraelito-palestineze.

Gjatë një takimi të të deleguarve të vendeve anëtare të Lidhjes Arabe në Kajro, sekretari i përgjithshëm, Ahmed Aboul Gheit konfirmoi sot se vendimi amerikan përbënte një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe do t’i jepte fund rolit të SHBA-ve si ndërmjetësuese e besueshme mes palestinezëve dhe izraelitëve.