Presidenti amerikan, Donald Trump, po i shqyrton efektet eventuale të lëvizjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara nga Tel Avivi në Jerusalem, në procesin e paqes izraelito – palestineze, ka thënë sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson.
Tillerson mbrëmë vonë i deklaroi rrjetit televiziv NBC, se presidenti Trump “është shumë i kujdesshëm për ta kuptuar se si ky vendim do të ndikoj në procesin paqësor”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto komente të sekretarit Tillerson u bënë disa ditë para se presidenti Trump ta filloj turneun, me ç’rast ai do të takohet me liderët izraelitë dhe palestinezë.
Statusi i Jerusalemit është njëra nga çështjet më të ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez.
Palestinezët e shohin Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.
Izraeli e ka aneksuar Jerusalemin Lindor dhe gjithë qytetin e ka shpallur për kryeqytet, por kjo lëvizje kurrë nuk është pranuar nga komuniteti ndërkombëtar.