Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zëdhënësi i Kremlinit shpreson që Putini do të kandidojë edhe për një mandat

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se shpreson që presidenti, Vladimir Putin, do të kandidojë në zgjedhjet e marsit edhe për një mandat tjetër, gjë që do ta mbante Putinin në pushtet të paktën deri më 2030.

I pyetur nga kanali televiziv studentor i Institutit Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (MGIMO) se si duhet të jetë presidenti i ardhshëm pas Putinit, Peskov tha: "I njëjti".

"Putini nuk e ka shpallur ende synimin e tij për të kandiduar, por sinqerisht dua të besoj se ai do ta bëjë këtë dhe nuk kam asnjë dyshim se ai do të fitojë zgjedhjet. Nuk kam dyshim se ai do të vazhdojë të jetë president", tha Peskov.

Putin, të cilit i është dorëzuar presidenca nga Boris Jelcin në ditën e fundit të vitit 1999, ka qenë tashmë në pushtet më shumë se çdo lider tjetër i Kremlinit që nga Josef Stalin, duke mposhtur edhe mandatin 18-vjeçar të Leonid Brezhnev, shkruan Reuters.