Vladimir Putin të premten ka njoftuar se do të rikandidojë për postin e presidentit të Rusisë edhe për një mandat tjetër prej gjashtë vjetësh.
Putini ende ka mbështetje të gjerë pas gati një çerek shekulli në pushtet, pavarësisht se filloi nluftën në Ukrainë, ku humbën jetën mijëra bashkëvendës të tij dhe ka provokuar sulme të përsëritura brenda Rusisë – duke përfshirë një në qendër të Kremlinit.
Një rebelim jetëshkurtër në qershor nga lideri mercenar Yevgeny Prigozhin ngriti spekulime se Putini mund të humbiste kontrollin e tij ose se do të dëmtonte imazhin e tij.
Por, ai ka dalë pa pasoja të përhershme dhe vdekja e Prigozhinit në një aksident avioni misterioz dy muaj më vonë përforcoi pikëpamjen se Putini ishte në kontroll absolut.
Sipas sondazhit Levada Center, rreth 80% e popullsisë e mpështet atë.
Kjo mbështetje mund të vijë nga zemra ose mund të pasqyrojë nënshtrimin ndaj një lideri, goditja e të cilit ndaj çdo opozite i ka bërë të rrezikshme edhe kritikat relativisht të buta.
Edhe
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
Qoftë për shkak të mbështetjes reale apo të detyruar, Putini përballet vetëm me kundërshtime simbolike në fletën e votimit për zgjedhjet e marsit 2024.
Putin, 71 vjeç, ka përdorur dy herë fuqinë e tij për të ndryshuar kushtetutën, në mënyrë që ai teorikisht të mund të qëndrojë në pushtet deri në mesin e të 80-tave. Ai tashmë është udhëheqësi më jetëgjatë i Kremlinit pas Josef Stalinit. / AP