Teksa Vladimir Putini bëhet gati për një mandat tjetër gjashtëvjeçar si president i Rusisë, ajo që po tërheq vëmendje dhe për disa po provokon ankth është se çfarë do të bëjë ai pas zgjedhjeve.
Votimi që përfundon të dielën i lejon Putinit të mbetet në detyrë deri në vitin 2030, duke ia dhënë atij tri dekada të plota të udhëheqjes së Rusisë si president ose kryeministër.
Pozicioni i Putini fuqizohet edhe nga qëndrueshmëria ekonomike e Rusisë pavarësisht sanksioneve të Perëndimit pas nisjes së luftës në Ukrainë, raportoi AP.
Putini, me pak fjalë, do të hynte në një mandat të ri me pak kufizime të dukshme dhe kjo mund të shfaqet shpejt me veprime të reja të mëdha.
“Zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk janë aq të rëndësishme sa ajo që do të vijë pas. Putini shpesh ka shtyrë vendime të papëlqyera deri pas zgjedhjeve”, ka thënë Bryn Rosenfeld, profesor në Universitetin Cornell.
Me shumë gjasë lëvizja më pak e dëshiruar që ai mund ta bënte do të ishte të urdhëronte një mobilizim të dytë ushtarak për të luftuar në Ukrainë; i pari, në shtator 2022, nxiti protesta dhe një valë rusësh u larguan nga vendi për t’iu shmangur thirrjes për luftë.
Edhe
Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme
Me deklaratat e fundit nga Franca e Polonia për mundësinë që të dërgohen trupa të NATO-s në mbështetje të Kievit, Putini mund të motivohet të testojë vendosmërinë e aleancës ushtarake.
Në frontin e brendshëm rus, më shumë masa shtypjeje mund të vijnë me një mandat të ri të Putinit, edhe pse mbështetësit e opozitës dhe mediat e pavarura tashmë janë heshtur.
Rusia vitin e kaluar e ndaloi lëvizjen LGBTQ+ duke e shpallur si ekstremiste. Gjykatat ndaluan ndërrimin e gjinisë.