Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri, Hazbi Lika nga Ohri kanë dhënë vlerësimet e tyre për propozim ligjin e gjuhëve, i cili mbrëmë ka kaluar në mbledhjen e qeverisë, ndërsa sot edhe në procedurë parlamentare.
Zaev tha se me këtë ligj, i cili do të jetë në përputhje me kushtetutën mbyllet çështja e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike, apo i gjuhës që e flasin së paku 20 për qind e popullatës në Maqedoni, raporton AlsatM.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Lika tha ndërkohë se propozimi i hartuar është një hap shumë i madh drejt arritjes së objektivit kryesor, integrimit evropian të vendit.
Ai ka falënderuar Zaev për guximin dhe vullnetin e treguar për hartimin e ligjit.
Artikuj të ngjashëm
-
Ka nisur përdorimi i gjuhës shqipe nga Qeveria e Maqedonisë
-
Zaev: Do të jem qytetari i parë maqedonas me pasaportë edhe në gjuhën shqipe
-
Zaev i kërkon sërish Ivanovit nënshkrimin e Ligjit për gjuhët
-
Zaev apel Ivanovit që të nënshkruajë Ligjin për gjuhët
-
Zaev thotë se ekziston alternativa për fuqizimin e Ligjit për gjuhët