Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zaev i kërkon sërish Ivanovit nënshkrimin e Ligjit për gjuhët

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i kërkoi sërish sot presidentit Gjorge Ivanov nënshkrimi e Ligjit për gjuhët.

“Në disa takime me Ivanovin jam përpjekur ta motivoj dhe ta nxis për të firmosur këtë ligj, pasi parlamenti është bllokuar në funksionin e vet”, theksoi Zaev. “Kjo nuk është demokraci funksionale. Përgjegjësia është shumë e madhe”.

Ai theksoi se duhet të ftohen institucionet kompetente si Gjykata Kushtetuese, por edhe Komisioni i Venecias.

“Gjykata Kushtetuese tregon çka është kushtetuese dhe çka nuk është. Dhe nëse ka diçka problematike mund të ndryshohet”, tha Zaev.

Artikuj të ngjashëm