Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i ka bërë apel edhe një herë presidentit Gjorgje Ivanov që ta nënshkruajë Ligjin për Gjuhët, transmeton INA.
“Ligji tre herë është votuar në Kuvend, dhe me këtë po degradohet dhe shkatërrohet funksioni i Kuvendit, ndërsa ne jemi demokraci parlamentare. Nëse ky Ligj hyn në fuqi të gjithë do të shohin se nuk ka asnjë dhimbje në të, por do të heq ngarkesën e një barre që ekziston në shtet nga pavarësia e saj në planin ndëretnik. Kështu të relaksuar të gjithë mund t’i përkushtohemi punëve kreative, punëve që janë të rëndësishme njëlloj për të gjithë qytetarët. Paralelisht punojnë dhe punojnë ekspertët juridik brenda partisë nga institucionet por edhe jashtë tyre, nëse gjejnë ndonjë zgjidhje juridiko-formale menjëherë do ta ndajmë me opinionin, por rendi është që të presim që kryetari i shtetit ta nënshkruaj dekretin”, ka deklaruar Zaev.
-
Zaev i kërkon sërish Ivanovit nënshkrimin e Ligjit për gjuhët
-
Ivanovi e quan shkelje të kushtetutës shpalljen e Ligjit për Gjuhët në Maqedoni
-
Ekskluzive: Është nënshkruar Ligji për Gjuhët në Maqedoni
-
Ligji për gjuhët mbetet peng i Ivanovit
-
Zaev thotë se ekziston alternativa për fuqizimin e Ligjit për gjuhët