Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zaev thotë se ekziston alternativa për fuqizimin e Ligjit për gjuhët

Kryeministri Zoran Zaev edhe njëherë tha se një nga mundësitë për të zhbllokuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, është iniciativa në Kushtetuese për të parë nëse vendimi i Ivanovit për mosnënkshrim të dekretit është në pajtim me Kushtetutën.

Zaev tha se Gjykata do duhet të t’i ndajë kompetencat e organeve shtetërore, që të mos përsëriten precedenca të tilla nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov. Ai nuk zbuloi mundësitë e tjera të cilat shqyrtohen për zhbllokimin e procesit të shpalljes së ligjit, thekson Alsat-m.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja vazhdon të insistojë në antikushtetutshmërinë e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Për opozitarët e pranueshme do të ishte vetëm ripërpilimi i ligjit së bashku me akademikë maqedonas, përfaqësues të të gjitha subjekteve politike dhe përfaqësues nga kabineti i Presidentit.