YouTube ka larguar nga platforma e saj pesë kanale të lëshuara nga ushtria e Birmanisë, për shkak të dhunës së vazhdueshme ndaj protestuesve, e cila kanë shkaktuar dhjetëra vdekje deri më tani.
Platforma e shpërndarjes së videove ka bërë të ditur të premten se ka larguar kanalet e ushtrisë birmaneze, me udhëzim të komunitetit të saj, njofton BBC.
Birmania është duke u përballur që më shumë se një muaj me protesta të vazhdueshme për të kundërshtuar grusht-shtetin nga ushtria.
Deri më tani janë vrarë 55 persona si pasojë e dhunës së përdorur nga policia në Birmani ndaj protestuesve të cilët po ashtu po kërkojnë lirimin e lideres Aung San Suu Kyi e cila kishte fituar zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, zgjedhje të cilat ushtria i ka konsideruar si të manipuluara.
“Kemi larguar disa video nga YouTube me sugjerim të komunitetit tonë dhe ligjeve në fuqi”, ka thënë zëdhënësi i kësaj platforme.
YouTube është pronë e Alphabet, kompani e cila ka në pronësi edhe Google.
-
Ushtria në Birmani i kërcënon me vdekje protestuesit, përmes TikTok-ut
-
Ushtria në Birmani vrau të paktën 53 persona
-
Ushtria zgjat ngërçin politik në Birmani, shtyn zgjedhjet
-
Zhduken dy punonjës të “Save the Children” pas masakrës së ushtrisë në Birmani
-
Ushtria e Birmanisë thuhet se kreu vrasje mizore në disa fshatra