Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave për Demokratizim në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor, kurrë nuk ka qenë prioritet i BE-së.
Weber, në një intervistë për portalin European Western Ballkans, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për zgjerim, sidomos kur vjen fjala te vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, ndikimi rus në Ballkan është i qartë, dhe si argument e përdor përkrahjen e Rusisë ndaj kryetarit të Republikës Serbe në Bosnje, Milorad Dodik, transmeton televizioni publik.
Ai thotë se ndikimi i Rusisë është më i hapur në Serbi sidomos kur vjen fjala për ekonominë, pasi sipas tij tregtia Serbi-Rusi është shumë më e avancuar se Serbi-BE.
Weber është shprehur i bindur se politikat e Amerikës ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojnë.
“Unë mendoj se politika amerikane për mbështetjen në Ballkan do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka përfunduar Bodo Weber.
-
Reeker: Kemi harxhuar shumë kohë në Ballkan, s’është më prioritet i SHBA-së
-
Analisti gjerman: BE-ja dështoi me politikën përkëdhelëse ndaj Vuçiqit, boshti Serbi-Rusi më i fortë se kurrë
-
Biserko: Perëndimi ka prioritet sigurinë e jo demokracinë në Ballkan
- Ballkani, po aq larg nga BE-ja sa edhe para disa vjetësh
-
BE-ja: Zgjerimi me vendet e gatshme, në interesin tonë strategjik